Anija me 27,000 tonë grurë niset nga Ukraina për në Etiopi

NORD VIND, anija me 27,000 tonë grurë po lëviz përgjatë një ‘korridori të grurit” nga Ukraina për në Etiopi.

Deklarata u dha nga shërbimi për shtyp i Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës në një postim në Facebook.

Transportuesi i parë me shumicë me grurë ukrainas u nis nga porti i Odesës me mbështetjen e qeverisë gjermane dhe Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së.