
AniFest “zbarkon” në Shkodër
AniFest nuk mbyllet me Gjirokastrën. Shkodra do të jetë qyteti i radhës i Festivalit të veçantë për filmat për fëmijë, filma me metrazh të shkurtër të animuar dhe me tematika konkrete.
Nga data 14 deri më17 nëntor, në Teatrin e Shkodrës do të shfaqen filmat ndërkombëtarë. Në Gjirokastër ishte festivalit i Filmit Europian, ndërsa në Shkodër zhvillohet festivali i Filmit Ndërkombëtar për fëmijë.
Drejtuesja artistike e AniFest, Eneida Xhelili tregon për Tibo se ndryshe nga Gjirokastra, Shkodra ka të tjera sfida.
Ajo thekson rolin e fëmijëve, atyre që janë pjesë e jurive të cilët vlerësuan filmin më të mirë të dhënë në Gjirokastër, që u shpall filmi Yallah dhe filmin më të mirë ndërkombëtar që do të shpallet në Shkodër.
Do të ketë të tjera çmime dhe një tjetër juri nga Italia, Kroacia etj, por që do të bashkëpunojnë edhe me jurinë e Gjirokastrës.
Eneida Xhelili thjotë se festivali i filmit në Shkodër do shërbejë edhe si një promovues për shëndetësinë. Projekti quhet Kinemaja në Spital.
Drejtuesja artistike shprehet disi me rezerva lidhur me mbështetjen e institucioneve dhe në rastin me bashkinë Shkodër.
Festivale të tilla, thotë Eneida Xhelili, përveçse i shërbejnë artit, kulturës, fëmijëve dhe adoleshentëve, kanë edhe një ndikim të madh në turizëm.
Tematikat e filmave që konkurrojnë janë nga më të larmishmet. Një mesazh në fund nga drejtuesja artistike e AniFest për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit.
Anifest është i vetmi partner me të drejta të plota në Shqiperi i Shoqatës Europane e Filmit për Fëmijë.
Ndërkaq, filmi Yallah që u prezantua dhe fitoi në Gjirokastër do të konkurrojë edhe në Berlinale.
*Tibo News