
Anglia vendos për masat anti-Covid, ç’do ndodhë pas 24 shkurtit?
Britania do të heqë të gjitha kufizimet ligjore ndaj pandemisë së koronavirusit.
Kryeministri Britanik Boris Johnson ka bërë të ditur këtë të hënë se duke nisur nga data 24 Shkurt personat të cilët rezultojnë pozitiv me Covid -19 nuk do të jenë më të detyruar ligjërisht për t’u izoluar.
Gjithashtu testimi falas ndaj Covid -19 për të gjithë popullsinë do të përfundojë në datën 1 Prill si pjesë e një fushate masive.
Kryeministri Boris Johnson u shpreh se është momenti që njerëzit të mësohen të jetojnë me Covid dhe se qeveria do të vijojë të jetë vigjilente ndaj varianteve të reja të mundshme të Covid.