
Anglia nuk do të përafrojë ligjin tregtar me BE-në
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje tregtare me BE-në për sa i përket përafrimit të legjislacionit.
Sunak deklaroi në një mbledhje me drejtues të biznesit se Brexit ka sjellë efekte pozitive të cilat do të vijojnë në Britani.
Mediat ndërkombëtare raportuan përgjatë fundjavës se Mbretëria e Bashkuar mund të përafroj legjislacionin e saj tregtar nëpërmjet një marrëveshjeje.
Sipas burimeve thuhej se marrëveshja do të ishte e ngjashme me atë që Zvicra ka me Unionin 27 anëtarësh ku përfshihet respektimi i kushteve të caktuara buxhetore.
Megjithatë Sunak i hodhi poshtë këto ide teksa përgjatë fjalimit të tij u ndal edhe tek çështja e emigrantëve.
Kryeministri britanik u shpreh se mbërritja e emigrantëve në mënyra të paligjshme po minon besimin në sistem dhe kjo do të jetë një luftë e qeverisjes së tij.
Rishi Sunak premtoi veprime të mëtejshme për luftimin e këtij fenomeni.
*TiboNews