
Angelina Jolie, në 10 filmat e saj më të mirë
Angeline Jolie, është një nga ikonat e Hollivudit dhe e gjejmë të përfshirë në aksion, dramë si dhe thriller.
Në karrierën e saj numëron shumë role, madje edhe çmime, por sipas audiencës disa meritojnë të jenë në listën e dhjetë më të mirëvë.
Jolie është aktorja që solli në jetë arkeologen ikonë, Lara Croft. Në film ajo prezanton një spektakël aksioni dhe gjithë këtë e bën duke luftuar për rikuperimin e një objekti të fuqishëm antik,
Në këtë romancë, Jolie luan rolin e një amerikaneje naive që preket nga lutja për ndihmë e një mjeku në Afrikën e shkatërruar nga lufta.
Si anëtarja kryesore e një grupi vrasësish, Jolie na mahniti me aftësitë e saj për të gjuajtur me plumba.
Në këtë thriller, Jolie ka luajtur rolin e një policeje që bashkë me një ish-ekspert të paralizuar të mjekësisë ligjore, përpiqen të kapin një vrasës serial.
Ky film i bazuar në ngjarje të vërtetë, vendos Jolie-n në rolin e gruas së një gazetari që është rrëmbyer në Pakistan.
Ajo do të bëjë një përpjekje intensive për ta gjetur atë pas zhdukjes së tij.
Në këtë komedi aksion, Jolie dhe Brad Pitt luajnë përballë njëri-tjetrit si një çift që ngec në një martesë të mërzitshme, ku në fakt të dy janë vrasës të punësuar nga agjencitë konkurruese për të eliminuar njëri-tjetrin.
Duke demonstruar aftësinë e saj për të udhëhequr një spektakël të plotë aksioni, ajo luan rolin e një agjenteje të CIA-s që shkon në arrati pas një akuze si spiune ruse.
Si një paciente sociopatike e një institucioni mendor, performanca e saj arrin të shpallet fituese e çmimit Oscar për aktoren më të mirë dytësore.
Në këtë histori të vërtetë, Jolie luan rolin e një nëne që lufton për të gjetur fëmijën e saj të humbur.
Në zbulimin e një komploti për të lëshuar një virus të rrezikshëm kompjuterik, Jolie bashkohet me një grup hacker-ash të tjerë.
Së bashku, ata përdorin aftësitë e tyre kompjuterike për të arritur qëllimin, ndërkohë ndiqen nga Shërbimi Sekret.