Angelina Jolie del me akuza të reja: Brad ka abuzuar para incidentit të avionit

Angelina Jolie ka pretenduar se Brad Pitt ka abuzuar ndaj saj përpara incidentit të avionit të vitit 2016 që çoi në fundin e martesës së tyre 10-vjeçare.

Ylli i Maleficent, 48, dhe aktori i Fight Club, 60 vjeç, u ndanë në vitin 2016 pasi Pitt u akuzua se ishte i dehur dhe agresiv gjatë një fluturimi nga Franca në Kaliforni.

Por dokumentet e fundit të gjykatës në mosmarrëveshjen e tyre mbi kantinën Miraval shohin që avokatët e Jolie pretendojnë se ka patur një “histori abuzimi fizik” ndaj aktores nga ish-bashkëshorti i saj para vitit 2016. Pitt mohon pretendimet e bëra kundër tij.

Në një mocion të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Jolie pretendoi se ajo u përpoq të shiste tek Pitt aksionet e saj në biznes, por negociatat përfundimisht u ndërprenë pasi aktori 60-vjeçar kushtëzoi shitjen me nënshkrimin e një marrëveshjeje moszbulimi nga ish-gruaja e tij.

Ata pretendojnë se kjo marrëveshje e ndaloi Jolie të fliste (përveç gjykatës) për abuzimin e Pitt ndaj Jolie dhe fëmijëve të tyre, duke u përpjekur të rriste reputacionin personal të Pitt me biznesin e Miraval’.

Aktorja e Lara Croft pretendoi se ajo pranoi të nënshkruante një NDA që ishte “e kufizuar për të mos përçmuar biznesin e verërave të Miraval” si pjesë e marrëveshjes së saj për t’i shitur Pitt aksionet e saj në kompani.

Dokumentet vazhduan duke thënë se aktorja e Eternals nuk ngriti akuza në lidhje me grindjen e supozuar në aeroplan, sepse ajo besonte se “rruga më e mirë ishte që Pitt të pranonte përgjegjësinë dhe të ndihmonte familjen të rikuperohej nga stresi post-traumatik që ai shkaktoi. ‘

Avokatët e saj e kanë akuzuar Pitt për përpjekje të qëllimshme për të ‘varrosur abuzimin e tij’ ndaj familjes së tij.

FBI-ja hetoi më parë incidentin e avionit, por Brad nuk u arrestua apo u akuzua, dhe zëdhënësi i tij më parë kundërshtoi rrëfimin e ish-gruas së tij për incidentin në dokumentet e saj ligjore të tetorit 2022.

Përfaqësuesi i tij tha në atë kohë: “Brad ka pranuar përgjegjësinë për atë që ka bërë, por nuk do të bëjë për gjërat që nuk i ka bërë”.

Në tetor 2021, aktorja 48-vjeçare shiti gjysmën e saj të kantinës Tenute del Mondo, një degë e Stoli Group.

Pitt më pas e paditi atë në vitin 2022 për gjoja se ishte kundër një marrëveshjeje që ai tha se kishin bërë për të mos shitur pa marrë miratimin nga tjetri.

Ish-çifti – të cilët janë prindër të Maddox, 22, Pax, 20, Zahara, 19, Shiloh, 17, dhe binjakëve 15-vjeçarë Vivienne dhe Knox – u takuan në vitin 2004 gjatë xhirimit të thrillerit Mr dhe Znj Smith.

Ata u martuan në vitin 2014 në Miraval përpara se të ndaheshin vetëm dy vjet më vonë, duke shkaktuar tronditje në Hollyëood.