Angazhim i shtuar ndërkombëtar për një marrëveshje Kosovë-Serbi

Diplomatët amerikanë dhe evropianë po vizitojnë këto ditë një pas një Kosovën dhe Serbinë në përpjekje që të dyja vendet të arrijnë një marrëveshje gjithpërfshirëse.

Në këtë angazhim është përfshirë edhe NATO. Ditën  e sotme në Kosovë do të jetë këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili po ashtu do të vizitojë edhe Beogradin.