Anëtarët e KPK kërkesë Kuvendit dhe qeverisë pasi iu mbaron mandati

Kuvendit shqiptar dhe qeverisë i është dërguar një kërkesë nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku kërkojnë që të merren masa ligjore në mënyrë që të rregullojnë statusin e tyre, pasi u përfundon mandati në dhjetor të këtij viti. Ata propozojnë që pas përfundimit të këtij mandati të emërohen gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Një kërkesë të tillë kanë propozuar edhe për këshilltarët ligjorë, për tu bërë pjesë e gjykatave dhe prokurorive. Për këshilltarët të cilët kanë ushtruar 5 vite në KPK është propozuar të futen në shkollën e magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror, por pa konkurrim.

Ndërsa për këshilltaret që kanë eksperiencë 4 vite me pëlqim të tyre  të emërohen hetues të BKH-së, ose Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për vitin 2024, angazhimi ynë është që më herët se sa data 31 dhjetor 2024, të përfundojmë plotësisht vettingun edhe për 10% të subjekteve të mbetur të cilët janë duke iu nënshtrua këtij procesi. Kjo me qëllim që, vendimet të arsyetohen me shkrim nga trupat gjykuese dhe t’u njoftohen palëve, duke u garantuar subjektiv dhe Komisionarëve Publikë të drejtën e një ankimi efektiv ndaj vendimeve të Komisionet e më pas t’i përcillen për shqyrtim Kolegjit të Posaçëm, të Apelimit, si shkallë e dytë përfundimtare e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por duke qenë se viti 2024 është viti i fundit tonë, shqetësim mbetet mungesa e rregullimit ligjor të statusit të komisionerëve pas mbarimit, çka pasjellë pasiguri juridike dhe asnjë garanci ligjore personale të anëtarëve të këtyre institucioneve kushtetuese, sikurse Kushtetuta ua njeh gjatë ushtrimit të duke i baras-vlerësuar në status me anëtarin e Gjykatës së Lartë”.