
Anëtarësimi në NATO, Suedia kritikon bllokimin prej Turqisë
Kryeministri i Suedisë Kristersson ka folur për pengesat e Ankarasë drejt anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ndërsa Anakaraja nuk nxitohet shumë në këtë proces.
Suedia dhe Finlanda duan anëtarësimin. Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rusia mund të sulmojë edhe vende të tjera fqinje, Suedia ushtarakisht neutrale ka paraqitur një kërkesë të përbashkët për anëtarësim në NATO me Finlandën.
Sipas kryeministrit suedez, Ankaraja ka bërë disa kërkesa të cilat janë duke penguar anëtarësimin e shpejtë të Suedisë në NATO.