Anda Gjini, flautistja nga Kosova që jep mësim në shkollat gjermane

E lindur në qytetin e Prizrenit, Anda Gjini është flautistja nga Kosova e cila ka arritur të shkelë skenat gjermane dhe të mrekullojë publikun me meloditë e shumë veprave botërore. Aktualisht Anda punon si pedagoge dhe flautiste në Karlsruhe, Gjermani.

Gjini është një artiste që ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare duke u vlerësuar me sërë çmimesh presigjoze.

Rrugetimi i saj do të vijojë më tej me dëshirën e madhe që dhe Shqiperia e Kosova të kenë shkollat dhe vleresimin për muzikën klasike sikurse në Gjermani.

Këto dhe të tjera, Anda i ndau në një intervistë me Tibo News.