
Analiza: Pse lufta në Siri ka zgjatur 11 vjet?
Nisi si një kryengritje paqësore kundër presidentit të Sirisë 10 vjet më parë, por shpejt u kthye në një luftë civile në shkallë të gjerë. Konflikti ka shkaktuar gjysmë milioni njerëz të vdekur, qytete të shkatërruara dhe evakuime masive.
Edhe para se të niste konflikti, shumë sirianë ankoheshin për nivelin e lartë të papunësisë, korrupsionin dhe mungesën e lirisë politike në pushtetin e presidentit Bashar al-Assad, i cili pasoi babain e tij Hafez kur ndërroi jetë në vitin 2000.
Në mars të vitit 2011, demonstratat pro-demokratike shpërthyen në qytetin jugor të Deraas, të frymëzuara nga kryengritjet në vendet fqinje kundër sundimtarëve represivë.
Kur qeveria siriane përdori forcën vdekjeprurëse për të shtypur disidencën, shpërthyen protestat ku kërkohej dorëheqja e presidentit. Trazirat u përhapën dhe dhuna e pushtetit e intensifikua. Mbështetësit e opozitës morën armët, fillimisht për të mbrojtur veten dhe më vonë për të pastruar zonat e tyre nga forcat e dhunshme të sigurisë. Assad u zotua se do e zhdukë atë që ai e quajti asokohe terrorizëm i mbështetur nga jashtë.
Dhuna përshkallëzoi me shpejtësi dhe në vend plasi lufta civile. U krijuan qindra grupe rebele dhe nuk kaloi shumë kohë që konflikti të kthehej më shumë se një betejë mes sirianëve, për ose kundër Assad-it.
Fuqitë e huaja filluan të mbanin anë, duke dërguar para, armatime dhe luftëtarë dhe ndërsa kaosi përkeqësohej, organizatat xhihadiste ekstremiste me qëllimet e tyre si (Shteti Islamik) ISIS dhe Al-Kaeda u përfshinë. Ky shqetësim u thellua në mesin e komunitetit ndërkombëtar që i shihte ato si kërcënim të madh.
Kurdët e Sirisë, të cilët donin të drejtën e vetëqeverisjes, nuk kanë luftuar kundër forcave të Assad-it, por shtuan një dimension tjetër konfliktit.
Sa njerëz kanë vdekur?
Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara të paktën 350 mijë e 209 civilë dhe luftëtarë janë vrarë mes marsit 2011 dhe marsit 2021, por është paralajmëruar se shifrat reale mund të jenë shumë herë më të larta. Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet ka thënë se prej viktimave, 26.727 ishin gra dhe 27.126 ishin fëmijë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorues me bazë në Britani me një rrjet burimesh në terren, ka dokumentuar vdekjen e 494,438 njerëzve deri në qershor të vitit 2021. Sipas këtij grupi monitorues se të paktën 159,774 civilë janë vrarë, me qeverinë siriane dhe aleatët e saj përgjegjës për shumicën e këtyre vdekjeve.
Grupi vlerëson se numri aktual për të gjithë luftën ishte më shumë se 606,000. 47,000 civilë besohet të kenë vdekur për shkak të torturave në burgjet e drejtuara nga qeveria dhe se nuk janë dokumentuar pothuajse 53 mijë vdekje të raportuara për shkak të mungesës së informacionit.
Një tjetër grup monitorues, Qendra e Dokumentimit të Shkeljeve, e cila mbështetet në informacione nga aktivistë në të gjithë vendin, dokumentoi 238,716 vdekje të lidhura me konfliktet, duke përfshirë 144,956 civilë, që nga shkurti i vitit 2022. Grupi ia atribuoi 165,490 nga këto vdekje forcave të qeverisë siriane dhe 35,610 fraksioneve të opozitës.
Kush është i përfshirë?
Një koalicion global i udhëhequr nga SHBA-të ka kryer gjithashtu sulme ajrore dhe vendosur forca speciale në Siri që nga viti 2014 për të ndihmuar një aleancë të milicive kurve dhe arabe të quajtuara Forcat Demokratike Siriane, për të kapur territorin dikur të mbajtur nga militantët e ISIS në veri-lindje dhe ndalimin e ringritjes së grupit xhihadist.
Turqia është një mbështetës i madh i opozitës, por fokusi i saj ka qenë në përdorimin e fraksioneve rebele për të kontrolluar milicinë kurdë të YPG-së që dominon SDF-në, duke e akuzuar atë se është zgjatim i një grupi rebel kurd të ndaluar në Turqi.
Trupat turke dhe rebelët aleatë kanë zaptuar territorin përgjatë kufirit verior të Sirisë dhe kanë ndërhyrë për të ndaluar një sulm të plotë nga forcat qeveritare në bastionin e fundit të opozitës, që quhet Idlib.
Arabia Saudite, e cila është e prirur të kundërshtojë ndikimin iranian, armatosi dhe financoi rebelët në fillim të luftës, siç bëri rivali i mbretërisë në Gjirin Persik, Katari.
Ndërkohë Izraeli ka qenë aq i shqetësuar në atë që ai e quan ngulitje ushtarake të Iranit në Siri dhe dërgesat e armëve iraniane për Hezbollahun dhe milicitë e tjera ‘shiite’, saqë ka kryer sulme ajrore me frekuencë në rritje në një përpjekje për t’i penguar ato.
Çfarë ndikimi ka patur në vend?
11 vjet luftë i kanë shkaktuar vuajtje të pamasë popullit sirian. Më shumë se gjysma e popullsisë së Sirisë prej 22 milionësh të paraluftës janë larguar nga shtëpitë e tyre. Rreth 6.9 milionë janë të zhvendosur brenda vendit, me më shumë se dy milionë që jetojnë në kampe me tenda me akses të kufizuar në shërbime bazë. 6.8 milionë të tjerë janë refugjatë ose azilkërkues jashtë vendit. Libani fqinj, Jordania dhe Turqia të cilat janë duke pritur 84 % të tyre kanë luftuar për të përballuar një nga eksodet më të mëdha të refugjatëve në histori.
Që nga shkurti i vitit 2022, 14.6 milionë njerëz brenda Sirisë kishin nevojë për ndihmë humanitare, sipas OKB-së, duke përfshirë rreth 5 milionë të klasifikuar si në nevojë ekstreme ose katastrofike. Më shumë se 12 milionë njerëz po luftojnë për të gjetur ushqim të mjaftueshëm çdo ditë, një rritje prej 51 % që nga viti 2019, dhe gjysmë milioni fëmijë janë të kequshqyer në mënyrë kronike.
Në dy vitet e fundit, kriza humanitare është komplikuar për shkak të rënies ekonomike të paprecedentë, të shkaktuar nga sanksionet e rrepta të SHBA-ve, kriza ekonomike libaneze dhe pandemia e koronavirusit. Monedha siriane humbi afro 80 % të vlerës së saj në vitin 2021 dhe hiperinflacioni i cili ishte afro 140 % në fillim të vitit 2022, shkaktoi rritje të çmimeve të mallrave bazë. Shkalla e varfërisë ka arritur në 90 %, një e dhënë kjo e paprecedentë.
Siria ka qenë gjithashtu një nga vendet në Lindjen e Mesme më e prekura nga Covid, megjithëse shtrirja e vërtetë nuk dihet për shkak të kapacitetit të kufizuar të testimit dhe të një sitemi të kujdesit shëndetësor të shkatërruar. më shumë se 3100 vdekje të konfirmuara ishin raportuar që nga marsi 2022, ndërsa vetëm 7.4% e popullsisë u vaksinua plotësisht.
Lagje të tëra dhe infrastruktura jetikë në të gjithë vendin mbetën gjithashtu të rrënuara. Analiza satelitore e OKB-së sugjeroi se më shumë se 35 mijë struktura u dëmtuan ose u shkatërruan vetëm në qytetin e Aleppos, përpara se ta rimerrte qeveria në fund të vitit 2016.
Dhe pavarësisht statusit të tyre të mbrojtur, 599 sulme në të paktën 350 objekte të veçanta mjekësore ishin dokumentuar nga Mjekët për të Drejtat e Njeriut që nga marsi i vitit 2021, duke rezultuar në vdekjen e 930 personave nga personeli mjekësor. Sulme të tilla, shumica dërrmuese e të cilave iu atribuuan qeverisë siriane dhe Rusisë, kanë lënë plotësisht funksionale vetëm gjysmën e spitaleve të vendit.
Pjesa më e madhe e trashëgimisë së pasur kulturore të Sirisë është shkatërruar gjithashtu. Të gjashtë vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vend janë dëmtuar ndjeshëm, me militantët e ISIS që hodhën qëllimisht në erë pjesë të qytetit antik të Palmirës.
Hetuesit e OKB-së për krimet e luftës kanë akuzuar të gjitha palët për kryerjen e “shkeljeve më të tmerrshme”. “Sirianët kanë vuajtur bombardime të mëdha ajrore të zonave me popullsi të dendur; ata kanë duruar sulme me armë kimike dhe rrethime moderne, autorët qëllimisht goditën me strategji për të shtuar urinë e popullatës, sipas metodave mesjetare, të turpshme “, thotë një raport i shkurtit 2021.
Kush e ka kontrollin tani?
Qeveria ka rimarrë kontrollin e qyteteve më të mëdha të Sirisë, por pjesë të mëdha të vendit ende mbahen nga rebelët, xhihadistët dhe SDF-ja e udhëhequr nga kurdët. Ka dy vite që nuk ka ndërrime në vijën e parë. “Kalaja” e fundit e mbetur e opozitës është në provincën veriperëndimore të Idlibit, dhe në pjesët fiqnjë të provincave veriore të Hames dhe Aleppos perëndimore.
Rajoni dominohet nga një aleancë xhihadiste e quajtuar Hayat Tahrir al-Sham (HTS) por është gjithashtu shtëpia e fraksioneve kryesore rebele. Rreth 2.8 milionë njerëz të pazhvendosur, përfshire një milionë fëmijë jetojnë atje, shumë prej tyre në kushte ç’njerëzore brenda kampeve.
Në mars të vitit 2020, Rusia dhe Turqia ndërmjetësuan një armëpushim për të ndalur një shtytje të qeverisë për të rimarrë Idlib-in. Kjo çoi në një qetësi të zgjatur të dhunës, por përleshjet, sulmet ajrore dhe bombardimet janë intensifikuar vitin e kaluar, veçanërisht në Idlib-in jugor.
Në veri-lindje të vendit, forcat turke dhe rebelët sirianë aleatë nisën një ofensivë kundër SDF-së në tetor të vitit 2019 për të krijuar një “zonë të sigurt” larg milicëve kurde përgjatë anës siriane të kufirit.
Për të ndalur sulmin, SDF arriti një marrëveshje me qeverinë siriane që pa ushtrinë siriane të kthehej në rajonin e administruar nga kurdët për herë të parë në shtatë vjet. Pavarësisht pranisë së trupave siriane, ka ende përleshje të rregullta midis SDF-së dhe forcave të udhëhequra nga Turqia përgjatë vijës së frontit. Qelizat e ISIS gjithashtu vazhdojnë të kryejnë sulme të shpeshta dhe vdekjeprurëse.
Kur do të mbarojë lufta? A do mbarojë ndonjëherë?
Qeveria ka rimarrë kontrollin e qyteteve më të mëdha të Sirisë, por pjesë të mëdha të vendit ende mbahen nga rebelët, xhihadistët dhe SDF-ja e udhëhequr nga kurdët. Ka dy vite që nuk ka ndërrime në vijën e parë. Kalaja e fundit e mbetur e opozitës është në provincën veriperëndimore të Idlibit, dhe në pjesët fiqnjë të provincave veriore të Hamës dhe Aleppos perëndimore.
Rajoni dominohet nga një aleancë xhihadiste e quajtuar Hayat Tahrir al-Sham (HTS) por është gjithashtu shtëpia e fraksioneve kryesore rebele. Rreth 2.8 milionë njerëz të pazhvendosur, përfshire një milionë fëmijë jetojnë atje, shumë prej tyre në kushte ç’njerëzore brenda kampeve.
Nuk duket se do të ndodhë së shpejti, por të gjithë e pranojnë se po kërkohet një zgjidhje politike. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka bërë thirrje për zbatimin e Komunikatës së Gjenevës të vitit 2012, e cila parashikon një organ qeverisës kalimtar të formuar në bazë të pëlqimit të ndërsjellë.
9 raunde të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga OKB, të njohura si procesi i Gjenevës II dështuan së përparuari, me presidentin Assad që mesa duket nuk dëshiron të negociojë me grupet politike të opozitës që këmbëngulin se ai duhet të tërhiqet si pjesë e ndonjë zgjidhjeje.
Rusia, Irani dhe Turqia ngritën bisedime politike paralele të njohura si procesi i Astanës në vitin 2017. Pati një marrëveshje që u arrit në vitin 2018 për të formuar një komitet prej 150 anëtarësh për të shkruar një Kushtetutë të re, duke çuar në zgjedhje të lira e të ndershme të mbikëqyrura nga OKB. Raundi i fundit i bisedimeve u mbajt në tetor të vitit 2021, pas së cilës i dërguari i posaçëm i OKB-së Geir Pedersen tha se ishte totalisht një zhgënjim që anëtarët e Komitetit akoma nuk janë në gjendje të gjejnë nijë rrugë të përbashkët.
Ndërsa konflikti hyri në vitin e 12-të, Pedersen pohon se një zgjidhje ushtarake është një iluzion dhe se një zgjidhje politike është krejtësisht e realizueshme nëse vullneti ekziston.
Artikulli i BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.