Amnistia për të burgosurit, sa përfitojnë dhe kategoritë për dy gjinitë

Rreth 570 të burgosur ose persona nën hetim pritet të përfitojnë nga amnistia e Ministrisë së Drejtësisë.

Nga aministia në burgje do të përfitojnë meshkujt e dënuar deri në 3 vite burgim dhe femrat e dënuara deri në 4 vite burgim. Për të dyja këto kategori, dënimet duhet të jenë dhënë deri më datë 30 Qershor 2023.

Sipas ligjit për amnistinë, do të pushohet ndjekja penale për pjesen më të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vjet si dhe përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1.5 vite femrat dhe të miturit që nuk përfitojnë amnisti si të tjerët, me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje dhe subjekteve të SPAK.