Amnistia Penale me 110 vota pro, ligji i ri nxjerr nga burgu 700 të dënuar

U votua me 110 vota pro Amnistia Penale, që do të thotë se pas këtij miratimi dhe sipas ligjit të ri, do të lirohen menjëherë nga burgu 700 të dënuar, ndërkohë që 400 të tjerëve do t’ju ulet dënimi. Për 2700 të tjerë nuk do të jetë me detyrim që të vijojnë shërbimin e provës.

Amnistia e miratuar ne parlament do  pushojë hetimin e mbi 200 rasteve të cilat përfshijnë vepra me dënim maksimal 2 vjet.

Amnistia tregon edhe finalizimin e marrëveshjes mes PS-së dhe demokratëve të Rithemelimit.

Lulzim Basha ishte pro në parim me ligjin, por ai e votoi kundër paktin e dakordësisë Çuçi-Bardhi. Ai e  bojkotoi votimin dhe ligji i amnistisë mori vetëm votën kundët të Agron Shehajt dhe abstenimin e Ermonela Felajt.

110 votat pro përfshinin PS, Rithemelimin, Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera të vogla, si dhe dy deputete të Bashës, Oriola Nebiaj dhe Eralda Bano.

Ajo që ran ë sy ishte vota kundër dhe abstenimi i Ermonela Felaj dhe Fatmir Xhafaj, por ato nuk ndikuan në rezultat.

Nga kjo Amnisti nuk do përfitojnë zyrtarët e lartë. Lirimi i të burgosurve do të nisë pasi ligji të dekretohet nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj.