Amnistia penale, javës tjetër në Kuvend

Amnistia penale pritet të kalojë në Kuvend javës tjetër. Mediat vendase tregojnë se mazhoranca do të bëjë ‘lëshime’, në mënyrë që kategoritë që do të përfitojnë të zgjerohen.

Sipas ABC News: Duke e nisur me këtë objekt të ngelur në sirtaret e Kuvendit, sepse duhet konsensusi. PS deri tani ka dhënë dakordësi për të hequr dorë nga kërkesa, se edhe ata që ishin dënuar nga SPAK, 1 vit ulje dënimi për burrat, dhe 1 vit e gjysmë ulje për gratë. PS është e gatshme të heqë dorë. Konsensusi i parë do të jetë plotësimi i kësaj kërkese. E dyta, shqetësimi i opozitës, ka qenë se do duhej të përfshiheshin në amnisti edhe protestuesit e dënuar të opozitës.

Në draftin që qeveria ka dërguar në parlament, u pranua që të amnistoheshin ata protesues opozitarë me procedim penal.

Por Partia Socialiste nuk pranoi që ata protestues që kishin shkatërruar pronën, të mos amnistohehsin.

PS është e gatshme të zgjerojë amnistinë për protestuesit e opozitës, por këmbëngul se ata që nuk i janë bindur policisë, nuk do duhet të amnistohen.