
Amnistia fiskale, Rama: Do të bëhet, duhet durim dhe këmbëngulje
Kryeministri Edi Rama u shpreh u vendosur se Amnistia Fiskale do të bëhet në Shqipëri, dhe se për këtë duhet treguar durim dhe këmbëngulje. Rama tha se pavarësisht mosbindjes së ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale, ai është i vendosur që ta çojë deri në fund këtë punë, duke thënë se Shqipëria është e gatshme të krijojë një bazë ku do të gjejë dakordësi me BE-në dhe se Shqipëria nuk do të bëj asgjë që i shkon ndesh parimeve të BE-së.
Ai theksoi se amnistia fiskale nuk do të përfshijë politikanët e as gjyqtarët.