
Amerikanët heqin syzet, ky është ilaçi që i zëvendëson
Një ilaç me pika për sytë ka dalë në treg në SHBA.
Kjo mund të ndryshojë jetën e miliona qytetarëve të cilët përdorin syze për shkak të problemeve me sytë, kryesisht ata të moshës 40 vjeç e lart.
Ilaçi quhet “Vuity” dhe është aprovuar nga Administrata për Ushqimin dhe Medikamentet.
Sipas mediave amerikane, rreth 128 milionë qytetarë mund të heqin syzet dhe të përdorin ilaçin me pika. Ka efekt brenda 15 minutash dhe hidhet një pikë në secilin sy.
Largon ndjesitë e djegies, lodhjes së syve dhe bën shikimin më të qartë. Efekti zgjat nga 8 deri në 10 orë.
Ilaçi me përdorim për 30 ditë kushton rreth 80 dollarë, dhe ka më shumë efekt tek personat që janë 40 deri në 50 vjeç.
Efektet anësore të mundshme përfshijnë dhimbje të kokës dhe skuqje të syve dhe nuk përdoret nga ata që kanë syze me numër.