
Amerika në bisedime “të fshehta” me Rusinë
Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ka qenë i angazhuar në bisedime konfidenciale me zyrtarë të lartë rus.
Sipas mediave ndërkombëtare synimi kryesor i këtyre bisedimeve ka qenë ulja e rrezikut mbi përshkallëzimin e konfiliktit në Ukrainë.
Burime të paidentifikuara kanë treguar se bisedimet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë fokusuar edhe tek kërcënimet bërthamore.
Në muajin shtator Sullivan u shpreh se Uashingtoni kishte komunikuar me zyrtarë Rus mbi kërcënimet e presidentit Rus Vladimir Putin mbi përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë.
Pas këtyre lajmeve në mediat ndërkombëtare ka reaguar edhe vetë Jake Sullivan.
Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë është shprehur se ai nuk ka qenë i angazhuar personalisht në bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë, por theksoi se Uashingtoni ka kanale komunikimi të posaçme për të komunikuar me Federatën Ruse.
Shtëpia e Bardhë, e cila ka qenë e kujdesshme për të mos bërë lëvizje diplomatike për Ukrainën pa përfshirjen e Ukrainës, nuk i mohoi bisedimet.
*TiboNews