“Amerika dhe Britania duan luftë reale mes Rusisë dhe Europës”

SHBA dhe Britania duan të përshkallëzojnë konfliktin Rusi-Ukrainë në një konfrontim më të madh midis Moskës dhe Evropës. Kjo deklaratë vjen nga ministri i Jashtëm i Rusisë,  tha të Sergey Lavrov.

Në një intervistë për RT dhe Sputnik ai tha:

“Kolegët tanë amerikanë dhe britanikë… me mbështetjen e gjermanëve, polakëve dhe shteteve baltike, duan shumë ta bëjnë këtë luftë një luftë të vërtetë, duke vënë Rusinë kundër vendeve evropiane”.

Sipas Lavrov, qeveritë perëndimore po e pengojnë Ukrainën nga çdo hap konstruktiv drejt një zgjidhjeje me paqe, dhe se përveçse po furnizojnë tej mase me armë, po detyrojnë Ukrainën që t’i përdorë atë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Rusia nisi “operacionin e saj ushtarak” në  Ukrainë në fund të shkurtit. Shumë vende, duke përfshirë anëtarët e NATO-s, vendosën sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Moskës dhe kanë furnizuar Kievin me armë të rënda.

Dërgesat më të fundit përfshijnë raketa-hedhëse M142 HIMARS të prodhuara nga SHBA dhe Obus M777.

Lavrov pohoi se SHBA dhe Britania po përfitojnë nga konflikti midis Rusisë dhe Evropës, sepse ekonomitë e vendeve të BE-së po mbajnë peshën kryesore të sanksioneve.

Ai shtoi se SHBA-ja ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme duke nxitur tensionet me Rusinë. Pritet reagimi nga Perëndimi për deklaratat e Lavrov.

*Artikulli i RT, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News