
Amber Heard ka fytyrën më të përsosur në Tokë?
Amber Heard nuk është shumë e dashur për momentin me reagimet e shumta për çështjen gjyqësore dhe humbjen ndaj ish bashkëshortit të saj, Johny Depp, por sipas një raporti rezulton se ajo ka fytyrën më të përsosur në botë.
Ky raport është përdorur nga një mjek i cili ka përdorur disa të dhëna të lashta greke referuar bukurisë dhe e argumenton pretendimin e ti.
Raporti i Phi është zbuluar nga grekët për herë të parë dhe përdoret në matematikë, art, dizajn, film, fotografi dhe shumë më tepër.
Raporti 1.618 mund të gjendet kudo në natyrë dhe shumë e kanë konsideruar atë një formulë sekrete për të krijuar perfeksionin.
Doktor Julian De Silva nga Qendra për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër shpjegon si e përdori ‘raportin e artë’ për të zbuluar që Heard ka fytyrën më të përsosur në Tokë.
De Silva përdori teknologji të skanimit të fytyrës që i lejon atij të hartojë fytyrat për të nxjerrë përfundimin se cilat fytyra kanë përmasa perfekte.
Ai analizoi 12 pika kyçe të strukturës së fytyrës së Heard-it, duke përfshirë sytë, buzët, hundën, mjekrën dhe formën e përgjithshme të fytyrës.
De Silva zbuloi se sipas teorisë së ‘raportit të artë’, fytyra e Heard ishte 91,85% e përsosur, më shumë sesa të famshmit e tjerë.
Kim Kardashian rezulton me vetullat më perfekte dhe Emily Ratajkowski me buzët më perfekte.
Scarlett Johansson rezulton me sytë më të përsosur dhe Kate Moss me ballin perfekt.
Ai i kombinoi të gjitha këto atribute në formën e fytyrës së Rihanna-s për të krijuar “fytyrën perfekte”.
*Tibo News