
Ambasadorja Kim në takimin me Krajën: SHBA do vazhdojë të mbështesë SPAK
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.Takimi vjen pas vizitës së zyrtarëve të SPAK në SHBA, ku zhvilluan takime me zyrtarë nga Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Shtetit si dhe nga Byroja Federale e Hetimit.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë ta mbështesin punën e SPAK dhe të institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.