
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim zbulon logon e re të takimeve zyrtare
Me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ambasadorja e Uashingtonit në Tiranë, Yuri Kim, zbuloi të enjten logon që do të shoqërojë takimet dhe eventet zyrtare të ambasadës këtë vit.
Përmes një videoje Kim e cilësoi gur kilometrik nisjen e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe uroi që për shqiptarët logoja të përcjellë sa më mirë miqësinë e kahershme.