
Ambasadorja e BE: Shqipëria duhet të dalë nga lista gri e pastrimit të parave
Luftën kundër trafikimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit janë kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, ndërkohë që ka nisur rrugën e anëtarësimit në BE, pas çeljes së negociatave. Këto kushte i bëri të ditur sot ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Ambasadorja tha se çelja e negociatave ka sjellë një rrugë maratonë dhe se duhet bashkëpunim.
Hohmann e cilësoi kusht të rëndësishëm daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, ndërkohë që do të nisë procesi i plotësimit të kapitujve.
Po ashtu ajo veçoi se do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve.