Ambasadori i OSBE thirrje opozitës së ‘ndarë’

Ambasadori i OSBE në Shqipëri Guido de Sanctis i bën thirrje opozitës shqiptare që të lënë ndasitë mes tyre.

Sipas ambasadorit një opozitë e fortë është e nevojshme për funksionin e demokracisë në vend.

“Për mendimin tonë, Opozita duhet të gjejë një mënyrë për të shkuar përtej ndarjes aktuale. Nuk e themi se si duhet të bëhet kjo, nuk po themi që zgjidhja gjyqësore parapëlqehet ndaj një marrëveshjeje. Një marrëveshje është gjithnjë më e mirë sesa një vendim gjykate. Gjithsesi, jam i bindur që ndarja e brendshme e opozitës sot duhet tejkaluar shpejt dhe me mençuri, në mënyrë që të ketë funksionim më të mirë të demokracisë shqiptare”.

*Tibo News