Ambasada Amerikane në Tiranë publikon historinë e prokurores së SPAK

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar në rrjetet sociale historinë e prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dorina Bejko në kuadër të Muajit të Gruas.

Prokurorja shfaqet në video teksa tregon arsyen se pse e zgjodhi këtë profesion, duke theksuar se përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon që ligji të zbatohet.

Ambasada e SHBA thotë se ndihen krenarë të nxjerrin në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë.

Njoftimi i plotë i ambasadës:

“Zgjodha të bëhem prokuror sepse besoj se imazhi i një prokurori përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.” – Dorina Bejko, prokurore e SPAK Për Muajin e Historisë së Gruas në Mars, ne jemi krenarë të nxjerrim në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë dhe po na frymëzojnë. Një prej tyre është Dorina Bejko, prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dëgjoni historinë e Dorinës, si prokurore femër në Shqipëri”.