Amazonë, çereku i pyjeve u shkatërrua nga njeriu

Një e treta e pyjeve në Amazonë janë shkatërruar nga ndikimi i njeriut.

Këto janë të dhënat më të fundit që dalin nga studimi i botuar në revistën shkencore Science ku ngrihen shqetësime serioze edhe mbi faktin se dëmi është më i madh se sa mendohej.

Studimi bazohet kryesisht tek ndikimi i zjarrit, prerja e pemëve, thatësira si dhe ndryshimet në habitatin përgjatë kufijve pyjorë.

Zbulimet treguan se zjarri, nxjerrja e drurit dhe efektet e skajeve kanë degraduar të paktën 5.5% të të gjithë pyjeve të mbetura të Amazonës, ose 364,748 kilometra katrorë, mes viteve 2001 dhe 2018.

Por kur merren parasysh efektet e thatësirës, zona e degraduar rritet në 2.5 milionë km katrorë, ose 38% e pyjeve të mbetura të Amazonës.

Studiuesit kanë përdorur imazhet satelitore dhe të dhëna të tjera nga vitit 2001 deri në vitin 2018 për të arritur në përfundimet e tyre.

*TiboNews