Amazon projekt $1 mld për automjete elektrike në Evropë

Kompania Amazon parashikon të investojë në Evropë rreth 1 miliard dollarë për blerjen e furgonëve dhe kamionëve elektrikë.

Nisma vjen në kuadër të projektit për të ulur emetimet për pesë vitet e ardhshme. Gjigandi i shitjeve online thotë se do të trefishojë numrin e automjeteve elektrike në flotën e saj për kontinentin evropian duke shkuar në më shumë se 10 mijë furgonë e kamionë elektrikë brenda vitit 2025.

Flota aktuale me automjete elektrike dërgoi mbi 100 milionë porosi në gjithë Europën vitin e shkuar.

Porosia më e madhe e automjeteve elektrike nga Amazon deri më tani është për 100,000 furgonë nga startup-i amerikan Rivian.

Kjo kompani është një nga disa firma të reja që garojnë për të zhvilluar automjete të tilla, mes konkurrencës me emrat tradicionalë të automobilave si General Motors apo Ford.

Në projektin e saj Amazon kërkon gjithashtu të blejë më shumë se 1500 kamionë elektrikë për mallrat e rënda.

Nga ana tjetër synohet të zhvillohet edhe infrastruktura e karikimit të automjeteve elektrike.

Për këtë Amazon do të investojë në mijëra pika karikimi në të gjithë Evropën si pjesë e lëvizjes së saj.

Në përgjithësi, kompania planifikon të arrijë reduktimin në zero emetim karboni nga aktivitetet e saj brenda vitit 2040.

*TiboNews