Amazon nuk ofron mundësinë e blerjes me kriptomonedha

Shefi Ekzekutiv i Amazon Andy Jassy tha se gjigandi i tregtisë elektronike nuk është afër shtimit të kriptomonedhës si një opsion pagese në biznesin e tij me pakicë.

Ai tha gjithashtu se mund të jetë e mundur të shiten tokena jo të këmbyeshëm (NFT) në platformën e tij të tregtisë elektronike dhe pret që NFT-të të vazhdojnë të rriten “në mënyrë të konsiderueshme”.

NFT-të, një lloj aseti dixhital që ekziston në një blockchain, kanë shpërthyer masivisht në vitin 2021, me veprat e artit NFT që shiten për miliona dollarë.

Jassy tha se kriptovalutat do të bëhen më të mëdha në terma afatgjatë, por shtoi se ai vetë nuk zotëron asnjë bitcoin.

Një numër në rritje kompanish kanë filluar të pranojnë edhe monedha virtuale në pagesa.

Vitin e kaluar, eBay lejoi shitjen e NFT-ve për koleksione digjitale si karta tregtare, imazhe ose videoklipe në platformën e saj, kompania e parë e tregtisë elektronike që u fut në rrjedhën e NFT-ve.

EBay kishte thënë gjithashtu se ishte i hapur për mundësinë e pranimit të kriptomonedhës si një formë pagese në të ardhmen.