AlbanianEnglish

Amazon do të pushojë nga puna 18,000 punonjës

Kompania Amazon po planifikon të pushojë nga puna më shumë se 18,000 punonjës sipas një deklarate nga shefi ekzekutiv Andy Jassy.

Ai arsyetoi se kompania po përballet me një “ekonomi të pasigurte” dhe për këtë arsye janë të nevojshme shkurtimet e stafit pavarësisht se kompania ishte rritur shumë përgjatë viteve të fundit.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Amazon do të bëjë publik njoftimin në datë 18 janar dhe pritet që ky vendim të prekë kryesisht shitësit në dyqanet e pajisjeve elektronike.

Gjigandi teknologjik që ka të punësuar mbi 1.5 milionë persona në mbarë botën nuk ka saktësuar se ku do të ndodh shkurtimi i stafit, por sipas deklaratave pritet që Europa të jetë rajoni më i prekur.

Amazon është një ndër kompanitë e fundit që ka raportuar pushime nga puna të punonjësve përballë disa rasteve të tjera nga kompani të mëdha që kanë njoftuar diçka të tillë.

Shkak kryesor i shkurtimit të vendeve të punës mbetet pasiguria në ekonominë globale e cila po vuan pasojat e post-pandemisë dhe luftës në Ukrainë.

*TiboNews

You don't have permission to register