Amaury Guichon krijon makinën sportive F1 prej çokollate

Amaury Guichon ka krijuar një makinë të kuqe garash F1 tërësisht nga çokollata, pikërisht në kohën e fillimit të sezonit të Formula 1 2024.

I njohur për krijimet e tij me çokollatë dhe rolin e tij në Masterchef: Dessert Masters, Guichon ka treguar nga e para se si e ka realizuar veturën me çokollatë.

Ai ka përdorur çokollatën e shkrirë për t’i lidhur pjesët më të mëdha së bashku, duke ia dhënë formën veturës. Duke i lëmuar skajet e pjesëve, ai ka formuar detajet e saj.