AlbanianEnglish

“Amaneti” i mbretëreshës Elizabeth kur Charles të jetë mbret

Më shumë sesa dalja publike e Mbretëreshës Elizabeth II për mesazhin jubilar, vëmendja ishte tek kërkesa që nusja e saj Camilla të emërohet Mbretëresha Consort, kur bashkëshorti i saj Princi Charles të ngjitet në fron.

Gjatë mesazhit mbrëmjen e së shtunës në 70 vjetorin e mbretërimit të saj, Elizabeth tha: “Kur djali im Charles të bëhet Mbret, unë e di që ju do t’i jepni atij dhe gruas së tij Camilla të njëjtën mbështetje që më keni dhënë mua; dhe është dëshira ime e sinqertë që, kur të vijë ajo kohë, Camilla të njihet si Mbretëresha Consort”.

Por çfarë do të thotë “Queen Consort” ose “Mbretëresha Consort”.

Ky titull i referohet emërimit të bashkëshortes, ose shoqëruesit të një mbreti që merr fronin. Dëshira apo amaneti që shprehu mbretëresha është që titulli i nuses së saj të jetë “Mbretëresha Camilla”.

Tradita 1000-vjeçare  tregon që gruaja e mbretit të bëhet mbretëreshë si bashkëshortja e Mbretit, që nuk autoritet kushtetues. Kur Princi Charles dhe Camilla u martuan në 2005, ishte thënë se Camilla do të merrte titullin “Princesha Consort” kur Charles të ngjitej në fron.

Vendimi në atë kohë u mor në shenjë respekti për gruan e parë të Charles, Diana e cila ndërroi jetë në një aksident me makinë në gusht të vitit 1997. Camilla e cila gjithashtu është e divorcuar nga burri i saj i parë, mori titullin Dukesha e Cornwall kur u martua me princin Charles kjo sepse edhe Diana ishte emëruar si Princesha e Uellsit.

Charles dhe Camilla, u takuan në vitet 1970 për herë të parë dhe patën një lidhje për një kohë të gjatë, para se ai dhe Diana të divorcoheshin, për këtë u fajësua nga publiku britanik. Asokohe ajo njihej si gruaja më e urryer në Britani. Përgjatë viteve imazhi i saj u përmirësua në sytë e britanikëve. Megjithatë, ende nuk dihet se si do e presin britaniët titullin e saj si Mbretëresha Consort.

You don't have permission to register