Altin Dumani në KLP: Ka rënë numri i rasteve të referimit në SPAK

Para Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa po raporton për punën 12 mujore të Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion, kreu Altin Dumani tha se SPAK ka përcaktuar 11 objektiva madhore përgjatë tre viteve të ardhshme, të cilat sipas tij synojnë forcimin edhe efektshmërinë në goditjen e paligjshmërisë në vend.

Dumani deklaroi se SPAK ka patur një raport të lartë në marrjen e fajësisë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Dhe kjo sipas tij dëshmon profesionalizmin e SPAK, puna e të cilit ka qenë e bazuar tërësisht tek ligji dhe zbatimi.

 “SPAK ka patur raport të lartë në marrjen e fajësisë ne te 3 shkallet e gjyqësorit”.

Kreu i SPAK nuk i kurseu kritikat për institucionet shtetërore, të cilat sipas tij kanë ulur rastet e referimeve.

Dumani veçoi punën e Policisë së Shtetit, ku tha se ka kryer siç duhet rolin e vet.

Pjesë nga raportimet e kreut të SPAK në KLP:

“Disa nga problematikat e SPAK janë: mungesa e qartë ligjore në lidhje me mbarimin e mandatit të një prokurori të SPAK. Do të cenohet vazhdimësia e hetimeve të nisura nga SPAK. Një problematikë është mungesa e këshilltarëve ligjore. Problematike ngelet ngarkesa e shtuar pasi drejtuesit të SPAK i bie barra të përfaqësojë komisionarin publik në KPA, pas përfundimit të mandatit. Kjo është një problematike që ne e adresojmë tek KLP. Problematikë është mungesa e referimeve të institucioneve publike ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përjashtuar vetëm Policinë e Shtetit, e cila e ka kryer rolin e vet. Janë institucione të nivelit qendror dhe lokal, ky është një shqetësim, pasi SPAK i vetëm nuk adreson dhe përballon luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale nga persona që mbajnë një pozicion shtetëror. Ne dhe BKH jemi të hapur dhe shumë bashkëpunues me çdo institucion.”