
Alibaba shënon rënie pas raportit hetimor të të dhënave në Kinë
Aksionet në “Alibaba Group” patën një rënie të fuqishme përgjatë muajit të fundit, pasi Wall Street Journal raportoi se gjiganti i teknologjisë kineze është thirrur nga autoritetet e Shangait në lidhje me një vjedhje të të dhënave të policisë.
Një haker anonim kishte pretenduar në fillim të këtij muaji se kishte marrë informacione personale të më shumë se 1 miliard banorëve kinezë nga policia e Shangait.
“Një panel kontrolli për menaxhimin e bazës së të dhënave u la i hapur në internet për më shumë se një vit pa një fjalëkalim, gjë që e bëri të lehtë aksesin dhe marrjen e përmbajtjes së saj,” – tha Wall Street Journal.
Bazuar në skanimet e bazës së të dhënave të policisë, studiuesit thanë se të dhënat “u strehuan” në platformën cloud të Alibaba, e cila çaktivizoi përkohësisht aksesin në bazën e të dhënave, kështu nisi një inspektim për zbulimin e vjedhjes.
Kjo u tha në një raport, i cili citonte burime të njohura për këtë çështje, duke shtuar gjithashtu se autoritetet e Shangait kishin thirrur drejtuesit e kompanisë, në lidhje me këtë $ështje.
Reuters ka bërë kërkesë për koment drejtuar qeverisë së Shangait, zëdhënësve të Alibaba-së si dhe divuzionit të cloud, por asnjëri prej tyre nuk janë përgjigjur.
Çmimi i aksionit të Alibaba-s këtë të premte ra me 5.98%, duke shënuar rënien më të madhe të përqindjes ditore që nga 13 qershori.
Disa autoritete lokale kineze kanë kërkuar të largojnë të dhënat e tyre nga sistemet cloud në pronësi private.