
Alibaba nuk arrin objektivin mbi shitjet
Alibaba ka raportuar se ka pasur një rritje më të vogël sesa pritej në tremujorin e tretë të vitit.
Kompania arriti fitime prej rreth 29 miliardë dollarësh nëpërmjet shitjeve dhe sipas tyre pritshmëritë ishin rreth 3% më të larta sesa ky rezultat.
Gjigandi i tregtisë elektronike u dëmtua nga kufizimet e pandemisë së Covid-19 të cilat janë rivendosur në Kinë si dhe shpenzimet më të ulëta të konsumatorëve.
Alibaba po përballet edhe konkurrencë nga kompani si Pinduoduo dhe ByteDance të cilët kanë zgjeruar ofertat e tyre në tregjet elektronike.
Një arsye tjetër e cila nuk ka sjellë arritje të objektivit për kompaninë është edhe goditja që Alibaba ka marrë nga rregullatori Kinez në sektorin e teknologjisë.
Pavarësisht këtij tremujori të zymtë kompania pret të shtojë shitjet e saj në prag të sezonit festiv duke shpresuar se konsumatorët do të shpenzojnë më shumë.
*TiboNews