Alergjia ndaj polenit që nuk të lë të shijosh verën, ja simptomat

Kush nuk e do verën? Në fakt janë ata që vuajnë nga alergjia e polenit. Të gjithë duan të shijojnë rrezet e diellit, por ata që preken nga ethet, lotojnë tek sytë, hunda me ndjesi të gudulisur dhe fyti me ndjesinë e të gërvishturit.

Dhe alegjia ndaj polenit mund të zhvillohet edhe kur jemi në moshë më të të rritur.

Sipas NHS, alegjia ndaj polenit është një reaksion, kur pluhuri i imët në ajër bie në kontakt me gojën, sytë, hundën dhe fytin.

Mjekët ende nuk e dinë të sigurt arsyen pse disa zhvillojnë alergji në moshë më të rritur.

Njerëzit zakonisht e zhvillojnë atë në fëmijëri ose në vitet e adoleshencës, megjithatë rreth një në pesë të rritur e zhvillojnë atë kur arrijnë moshën 20 vjeç e lart.

Dy faktorë që mund të jenë shkaku i zhvillimit të alergjisë ndaj polenit është vuajtja nga një infeksion i rëndë që komprometon sistemin imunitar, ose kalimi përmes ndryshimeve hormonale si shtatzënia.

Kjo mund t’ju bëjë më të ndjeshëmndaj alergjisë, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni një reaksion alergjik.

Rreth një e treta e njerëzve kanë antitrupa që do të thotë se ata nuk do të vuajnë nga alergjitë e zakonshme.

Nëse nuk keni pasur kurrë më parë alergji ndaj polenit, por dyshoni se mund të keni rënë viktimë e saj këtë vit, këto janë shenjat treguese sipas NHS:

Teshtitja dhe kollitja

Një hundë e lëngshme ose e bllokuar

Sytë me kruarje, të skuqur ose të përlotur

Acarim të fytit, gojës, kruarje të hundës dhe kruarje të veshëve

Humbja e nuhatjes

Dhimbje rreth tëmthit dhe ballit

Dhimbje koke

Dhimbje veshi

Ndjenja e lodhjes

Nëse tashmë vuani nga astma, mund të keni edhe simptoma të tilla si:

Një ndjenjë shtrëngimi në gjoks

Frymëmarrje e shkurtër

Kollë

Ndryshe nga një ftohje që do të zgjasë rreth një deri në dy javë, alergjitë ndaj polenit mund të vazhdojnë me muaj të tërë.