Alergjia, kujdes: Mos shkoni vonë tek mjeku

Shfaqja e alergjisë nga polenet është shtuar në Shqipëri. Alergologët shprehen se pacientët shkojnë vonë tek mjeku, duke rrezikuar shfaqjen e astmës apo edhe sinozitit.

Më të prekurit nga alergjitë e pranverës janë përgjithësisht moshat e reja. Megjithatë viteve të fundit janë shtuar rastet e alergjive edhe të moshat më të mëdha.

Ekpertët japin disa këshilla për të ulur shfaqjen e alergjisë:

“Kur të udhëtojnë, të udhëtojnë me xhama të mbyllura, të mbajnë maskë edhe jashtë se e ndalojnë atë luksin e poleneve, të mos dalin në drekë, por në mëngjes dhe darkë, të shmangim parqet e gjelbëruara”.

Pacientët duhet të vizitohen nëse kanë teshtima të njëpasnjëshme, nëse kanë rrjedhje dhe bllokim hundësh, kruarje hundësh, sysh apo kollë që zgjat për më shumë se 4 apo 5 ditë.