
Aleksander Ceferin në stadiumin “Air Albania” më 25 maj
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin do të jetë prezent para, gjatë dhe pas finales së Conference League që do të luhet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Konfirmimi vjen nga zëdhënësi për shtyp i Federatës shqiptare të Futbollit.
Ai ka deklaruar për mediat se përveç këtij momenti të rëndësishëm, ndeshja do të shoqërohet edhe me momente argëtimi, në muzikën e DJ-ve të njohur.
Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbolli njjofton se po punohet ngushtë me Policinë e Shtetit për të shmangur përplasjet e mundshme fizike mes dy tifozerive që parashikohet të jenë mbi 80 mijë më 25 maj.
*Tibo News.