
Alec Baldwin i bërtet kamerieres në mes të eventit në New York
Alec Baldwin është akuzuar se i ka bërtitur një kameriereje pasi është bërë me nerva gjatë një eventi. Aktori 65 vjeçar ishte i pranishëm në një event gala në New York së bashku me gruan e tij 39 vjeçe, kur ndodhi dhe incidenti. Të dy pozuan për kamerat, por duket se Alec nuk u tregua dhe aq dashamirës me kamerieren e cila është tronditur nga mënyra se si aktori i ka bërtitur.
Ngjarja ndodhi në momentin kur aktori po bisedonte me të ftuar të tjerë dhe kamerierët afrohen për të servirur. Vajza në të 20-tat ngeci disi mes turmës dhe u detyrua të vendoste pjatat në tavolinë, që për Alec mund të jetë interpretuar si një gjest mosrespekti. ‘Nuk e di pse më bërtiti mua. U shokova’, citohet të ketë thënë ajo. Ky ishte incidenti i parë i Alec në publik që pas ngjarjes së rëndë ku në vendin e xhirimeve ai vrau aksidentalisht kinematografen Halyna Hutchins në vitin 2021. Ta ketë humbur toruan thoni?