Aldi Hysotoçi mes dy dashurive, regjisë dhe mësimdhënies

Pedagogu dhe regjisori Aldi Hysotoçi tregoi për Tibo News sesi është të jesh mes dy dashurive regjisë dhe mësimdhënies.
Pedagogu Hysotoçi u shpreh se për të gjithë studentët e Univeristet të Arteve është një sfidë pasi tregu i punës nuk është më i miri i mundshëm, por studentët duhet të punojnë fortë për pasionin e tyre.
Ndërsa për teatrin e Metropolit regjisori tregoi se ajo qe ka suprizura më tepër është ndërthurja që bëhet mes brezash.

“Çifti i Çuditshëm” ishte shfaqja më e fundit që regjisori solli në skenën e teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Një komedi që u prit mjaft mirë nga publiku elbasanlli dhe jo vetëm. Aldi tregoi se dëshiron që këtë komedi ta sjell edhe në kryeqytet për të gjithë dashamirësit e teatrit.
Regjisori tregoi se pas kaq shumë shfaqjesh komedi po punon për një zhanër krejt ndryshe nga këto që ka sjell.

Hysotoçi e mbylli duke përcjellur një mesazh për të gjithë arstistët e rinjë dhe jo vetëm. Ai u shpreh se Shqipëria ka nevojë për artin si një formë të zgjimit shpirtëror dhe mendor.

*Tibo News