
Albina dhe familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023
Albina dhe familja Kelmendi fitojnë edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Me këngën Duje, Albina me familjen e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovisionin e ardhshëm.
Ishte publiku që votoi për këngën Duje, ndërsa Juria vendosi t’i japë çmimin e parë këngëtares Elsa Lila me kengën dedikuar vajzës së saj, Evita.
Kjo këngë duket se ishte pritur që të fitojë për shkak të klikimeve në YouTube, pasuar nga FIFI e cila nuk mundi të marrë çmim, përpos emocionit pas lajmit se është në pritje të ëmbël.
Një prej momenteve kulminante të festivalit ishte ngjitja në skenë e mjeshtrit të madh të skenës Mirush Kabashi, i cilli solli një interpretim emocionues e plot ndjenja, të poezisë “Ah moj demokraci”, një tribut për poetin PanoTaçi.
*Tibo News