
Albi, djali nga Durrësi që shërben në Marinën e SHBA-së
Nga një familje me origjinë nga Durrësi dhe Tirana në Marinën e Shteteve të Bashkuara. Ambasada Amerikane prezanton me krenari shqiptarin Albi Jakova, i cili shërben në bordin e aeroplanmbajtëses “USS Harry S Truman”.
Pak ditë më parë ishin në ujërat shqiptare, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama që ndau një foto bashkë me Albin me ndjekësit e tij në facebook. Ai lindi dhe u rrit në SHBA, ndërsa prindërit e tij u largua nga Shqipëria pas rënies së komunizmit.
Gjatë shkollës së mesme, Albi mori pjesë në një kurs trajnimi për oficerët rezervë të rinj të marinës, gjë që solli ambicien e tij për t’ju bashkuar Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Tani po shërben në bordin e anijes së tij të parë, USS Harry S Truman, e cila u dislokua në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së javën e kaluar, përfshirë edhe Shqipërinë.
Albi Jakova ka lindur dhe është rritur në Orlando, Florida, por prindërit janë nga Durrësi dhe Tirana. Babai i tij shërbeu një tur në marinën shqiptare, ai emigroi me familjen e tij në Amerikë në vitin 1990.