Albana Murra, pjesë e Discovery channel si përkthyese dokumentarësh

Albana Murra ka mbaruar studimet në degën Administrim Biznesi në Tiranë, më pas ka përfunduar edhe masterin për Marketing Digjital në Spanjë. Në fillimet e saj në Spanjë ajo ka punuar si përkthyese për gjuhët spanjisht dhe shqip në Discovery Channel, nga ku nisi pasioni i saj për përkthimin.  Më pas ka punuar në fushën e real estate, si konsulente shitjesh. Që prej majit të vitit 2021 ajo punon si eksperte e zhvillimit të biznesit në një kompani ndërkombëtare që i dedikohet menaxhimit të riskut të rrjetit të furnitorëve.

Eksperiencën e saj të parë  të punës e ka në Spanjë. Ku do të ishte vendi që i mësoi fillimisht rregullat e punës. Dokumentarët i mësuan shumë gjëra për gjuhën shqipe historinë shqiptare dhe këtë ajo e cilëson si një arritje.

Tani Albana ka një blog përkthimi të sajin “Scriptorium”, në të cilin publikon artikuj shkencorë, si dhe letrarë të përkthyer nga spanjishtja ose anglishtja në shqiq, si dhe shërben dhe si urë lidhëse mes saj dhe Shqipërisë.

 

Përkthimet e mia janë ushqimi im për shpirtin. Për mua është arritje që të gjej fjalët e duhura dhe të mos devijoj nga idea fillestare dhe ky besoj është ekuacioni për çdo përkthyes. Një nga gjërat që  bën më shpesh është bashkëpunimi me media të ndryshme për t’i sjellë në gjuhën shqipe materialet të cilat janë ushqim dhe për audiencën.