Albana Fico largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Albana Fico nuk është me drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase por arsyeja mbetet e paqartë.

Ende nuk dihet nëse Albana Fico është dorëhequr apo shkarkuar nga drejtimi i spitalit “Nënë Tereza”, ndërsa detaje të tjera priten të publikohen në vijim.

Albana Fico u emërua në krye të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza” në muajin dhjetor të vitit 2021.