Alarm për bombë në aeroportin e Bazelit në Zvicër, anulohen disa fluturime

Një tjetër alarm për bombë ka detyruar aeroportin Basel-Mulhouse, në Zvicër që të evakuohet këtë të enjte. Sipas mediave të huaja, kërcënimi ka qenë i ngjashëm me ato në aeroportet e tjera franceze që është dashur të evakuohen ditët e fundit.Autoritetet e aeroportit kanë konfirmuar për Blick se aeroporti duhej të evakuohej për “arsye sigurie”.

Autoritetet kanë njoftuar se pasdite “masa të shumta kontrolli dhe verifikimi” ishin marrë për të siguruar jetën e të gjithë personave që punonin dhe qytetarëve që ndodheshin në ato momente.