
Al Pacino ia kalon De Niro-s, bëhet baba në këtë moshë
Al Pacino do të bëhet sërish baba. E dashura e aktorit hollivudian 82-vjeçar është një muaj larg nga lindja, dhe lajmi është konfirmuar nga persona pranë familjes për TMZ.
Noor Alfallah është 8 muajshe shtatzënë, 29-vjeçarja është e lidhur me Al Pacinon që nga prilli i vitit 2022.
Al Pacino ka 3 fëmijë nga 2 gra të ndryshme, 2 me Beverly D’Angelo dhe 1 me Jan Tarrant.
Alfallah ka pasur marrëdhënie të mëparshme me Mick Jagger dhe miliarderin Nicolas Berggruen.
Nëse Al Pacino do të mbushë 100 vjeç, dashtë Zoti, fëmija i tij do të jetë 18.
Nuk është luftë mes miqsh por Al ia kaloi dhe Robert De Niros, i cili u bë sërish baba në moshën 79 vjeç me partneren e tjn Tiffany Chen.
‘Jam 82 vjeç por jam akoma i fortë’, ka thënë së fundmi aktori I famshëm e duket se ka të drejtë!