Al Pacino dhe Robert De Niro, debat “i nxehtë” për bukurinë

Një sondazh i zhvilluar në Twitter ka hapur një debat të ashpër lidhur me pyetjen se kush prej Al Pacino të ri dhe Robert De Niro të ri është më i bukur.
Sondazhi u krijua nga shkrimtarja amerikane Ashley Reese, e cila postoi në rrjetin social:

“Jam në një dasmë dhe ka shpërthyer një debat i madh. Ju lutem, votoni për të zgjedhur se kush prej tyre është më seksi”.

Sondazhi u bë viral dhe mblodhi rreth 300 mijë vota dhe më shumë se 38 milionë shikime. Megjithatë, rezultati i sondazhit nuk i solli fund debatit, pasi në mbyllje të sondazhit rezultoi barazim me 50 vota për secilën palë.