
Akuzohet për shit-blerje votash, arrestohet kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën
Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës është arrestuar për shit-blerje votash. Kandidati dyshohet për blerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Vlorë, pak pas mesnatës.
Beleri u kap në Himarë nga uniformat blu, në një lokal pas mbylljes së fushatës.