
Akuzat për falsifikim firmash, PS heton në kuvend 4 deputetë opozitarë
Sekretariati i Etikës ka iniciuar hetimet për deputetët e Partisë Demokratike pas dyshimeve se iu është falsifikuar firma në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’.
Anëtarët e sekretariatit të etikës vendosën që katër deputetët e Partisë Demokratike Belind Këlliçi, Luan Baçi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj do të merren në pyetje.
Socialistët pretendojnë se firmat e tyre janë falsifikuar, pasi në momentin kur është depozituar kërkesa deputetët ndodheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
*Tibo News