
Akuza për dhunë mes ish çiftit Pitt-Jolie
Brad Pitt ka hedhur poshtë çdo akuzë të ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie, që kishin të bënin me sulmin fizik të tij ndaj saj dhe fëmijëve gjatë një fluturimi në avionin privat, në vitin 2016.
Një përfaqësues i Brad ka deklaruar se pretendimet e tilla janë krejtësisht të pavërteta.
Angelina Jolie ka thënë se ish-bashkëshorti i saj e ka kapur dhunshëm nga koka dhe ka sulmuar atë dhe fëmijët përgjatë udhëtimit. Ky pretendim i saj është shfaqur edhe më parë në dokumente gjyqësore për ish-çiftin e famshëm.
Edhe FBI është bërë pjesë e këtij pretendimi duke hetuar aktorin për abuzimin e dyshuar gjatë këtij fluturimi.
Sidoqoftë, autoritetet kanë arritur në përfundimin se nuk ishte e nevojshme të ndiqeshin akuza penale kundër Pitt.