
Akuza kundër Netflix, “Stranger Things” me skena Holokausti
Kohëve të fundit Netflix është akuzuar për shfrytëzim të Holokaustit, duke përfshirë filmime të një pjese në shfaqjen e njohur fantastiko-shkencore “Stranger Things”, në një nga burgjet famëkeqe që mbanin viktima të Gestapos.
“Stranger Things” ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm gjatë sezonit të fundit, por pjesë e tij ishte një skenë ku personazhi goditet nga rojet ruse dhe burgoset në një qeli.
Këto skena janë xhiruar në ish burgun, në Vilnius, i përdorur nga policia sekrete naziste dhe sovjetike për ndalimin e kundërshtarëve të regjimeve totalitare.
Që nga 2019, është mbyllur dhe përdorur për organizimin e ngjarjeve të ndryshme.
Në fakt kjo ngjarje ka bërë që 6 grupe hebrenj dhe rome të organizojnë një peticion online duke denoncuar gjithë këtë “marifet publicitar pa shije, i barabartë me fshirjen e viktimave të Holokaustit”.
Në qëndrimet e tyre thuhej se ai burg ka qenë famëkeq dhe tmerr përgjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore, pasi kishte të bënte me rrëmbimin dhe torturimin e grupeve të ndryshme që ishin kundër regjimeve totalitare, të tillë si hebrenjtë, romët dhe të burgosurit politikë.
Peticioni është nënshkruar nga 57.000 njerëz dhe kërkon nga Netflix kërkim ndjese dhe kthimin e parave të fituara nga ky sezon si dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.
Netflix nuk i është përgjigjur ende pretendimit.