
Akullnaja alpine vret 6 alpinistë në Itali
Një pjesë e madhe e një akullnaje alpine u shkri dhe rrëshqiti të dielën nga një mal në Itali në një shteg të famshëm.
Për pasojë, u vranë të paktën gjashtë persona dhe nëntë të tjerë u plagosën, thanë autoritetet, duke paralajmëruar se numri mund të rritet.
Një zyrtar lokal i Mbrojtjes Civile theksoi se situata po “evoluonte” dhe se dyshohet të ketë 15 persona të zhdukur.
Në orët e vona të mbrëmjes, Korpusi Kombëtar i Shpëtimit të Alpeve dhe Shpellave vuri në dispozicion një numër telefoni për familjarët ose miqtë në rast të ndonjë personi që nuk është kthyer ende nga ajo ekspeditë.